Rossi: Nuk ndihem qetë me këtë motor
02 korrik 2019
| 11:21
Piloti italian i Yamahas, Valentino Rossi, mbylli një tjetër garë me 0 pikë, atë të Holandës, zhvilluar në pistën e Assenit. Në këtë pistë legjenda e motoçiklizmit ka arritur 10 fitore në karrierë, por këtë herë doli jashtë piste menjëherë.
“Këtë herë isha unë ai që gabova dhe nuk mund ta evitoja kontaktin me Nagakami. Më vjen keq për atë që ndodhi. Nuk e di, ky motor nuk po më lejon që ta shpreh të gjithë potencialin tim. Nuk ndihem komod me të”, u shpreh Rossi.
“Duhet ende shumë punë për të shkuar aty ku unë dëshiroj, që të jem kompetitiv si në xhiron e shpejtë ashtu dhe në garë. Ka diçka që nuk shkon mirë, duke parë se Vinales fitoi me motorin tjetër Yamaha. Do të ulemi dhe analizojmë gjithçka”, ka deklaruar Rossi.