Rossi: Nuk rikthehem më të garoj ashtu sikurse bëri Schumacher

04 tetor 2021 | 15:39

Lamtumira dhe rikthime. Në sport ndodhin shpesh që dikush të largohet nga aktiviteti dhe më pas të rikthehet.

Kjo gjë ka ndodhur me shumë kampionë, por Valentino Rossi, ikona e MotoGP dhe motoçiklizmit, shprehet se nuk do të rikthehet më në pistë.

“Nuk do të rikthehem më në pistë për të garuar ashtu sikurse bëri Michael Schumacher. Nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë sërish, pasi kam garuar që fëmijë deri sa kisha dëshirë ta bëja këtë gjë”, u shpreh nga Amerika, Valentino Rossi, pas garës së Austin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“No Time to Die” pati premierën botërore më 30 shtator…