Rossi, pas pensionimit: Raportet me Marquezin dua të mos ndryshojnë
Valentino Rossi po shijon ditët e para të “pensionit” të tij, pasi vendosi t’u thoshte lamtumirë garave të motoçiklizmit pas 26 vjetësh.
Gjatë kësaj jave ai është përshëndetur nga të gjithë kolegët e tij, ndërkohë që ai pret t’i përmirësojë marrëdhëniet edhe me disa nga rivalët e tij, si Max Biaggi, Casey Stoner e Jorge Lorenzo.
Gjithsesi, ka një person me të cilin Rossi vijon ende të mbajë distancë. Ai është spanjolli Marc Marquez.
“Do të dëshiroja që marrëdhënia ime me Marquezin të qëndronte kështu si është sot”, ka thënë Rossi. Në vitin 2015, në pistën e Valencias, piloti italian humbi titullin kampion, pasi Marquezi me Honda ndihmoi patriotin e tij Jorge Lorenzo ta fitonte titullin në dëm të Rossit. Nga ai moment marrëdhënia është prishur dhe ajo ngjarje ende edhe sot i shkakton dhimbje Rossit.