Rossi: Sezon i vështirë, po provoj çdo mënyrë për t’ia dalë mbanë
Sezoni 2021 i MotoGP nuk ka nisur aspak mirë për pilotin italian Valentino Rossi, që deri më tani ka zhgënjyer, në garën e fundit të zhvilluar në Portugali ai u rrëzua,
duke mos e mbyllur dot atë. “Një mëkat”, pasi do të merrnim pikë të rëndësishme për moral dhe për skuadrën”, ka thënë Rossi.
“Sot është e vështirë të bësh një hap të madh përpara, pasi çdo pistë është ndryshe nga tjetra dhe ka karakteristikat e saj. Fakti që nisem nga vendet e fundit më penalizon, pasi nuk arrij të jem i shpejtë dhe humbas kohë në grupin e pilotëve. Të jem i sinqertë, prisja të isha më kompetitiv”, u shpreh Rossi. “Po i provojmë të gjitha mënyrat për t’ia dalë mbanë, por nuk kemi shumë sukses. Nuk jemi ende aq të shpejtë sa dëshirojmë. Ky vit do të jetë një sfidë e vështirë për mua, por nuk duhet të mërzitemi. Nëse arrij të paraqitem ashtu si dëshiroj, mund të jemi më kompetitivë”, ka deklaruar Rossi.