Roth: Në Bruksel do të lobojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën
10 janar 2019
| 22:09
Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të këtij shteti, Michael Roth, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, ai rikonfirmoj se Gjermania do të lobojë fuqishëm që Kosovës t’i hiqen vizat.
“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në “Twitter”.