Roth: Solidarizohem me studentët që po e luftojnë autokracinë në Serbi
16 dhjetor 2024
| 11:55
Kryetari i Komisionit për Çështje të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka shprehur solidaritetin e tij me protesta masive të studentëve në Serbi që janë ngritur kundër pushtetit të Vuçiqit.
“Ka shpresë edhe për Serbinë. Dhjetëra mijëra studentë po luftojnë kundër autokracisë së Vuçiqit dhe po demonstrojnë për vlerat evropiane. Solidariteti im i plotë me të gjithë serbët e përkushtuar për liri dhe demokraci”, ka shkruar Roth në platformën “X”.
Roth ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë.