Roth: Vuçiqi nuk është më një partner i besueshëm, nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në BE

11 janar 2024 | 11:30

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka thënë të enjten për gazetën “Nova” se Aleksandar Vuçiq nuk është më një partner i besueshëm, sepse nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Evropian (BE).

“Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga mjetet e një sundimtari autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në BE”, ka thënë Roth.

Kujtojmë se reporteri në Bundestagun për Ballkanin Perëndimor, Thomas Hacker, ka thënë për “N1”, duke folur për zgjedhjet në Serbi, se “vëzhgues të ndryshëm kanë konstatuar parregullsi të ndryshme”.

Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë kanë qenë shumë intensive për vite me radhë.

Ai ka ripërsëritur se hapja dhe transparenca janë më të rëndësishmet në zgjedhjet demokratike.

“Qeveria duhet të ketë interes, nëse gjithçka ka qenë në rregull, ta vërtetojë duke paraqitur ato dokumente, lista zgjedhore. Nëse nuk e bëjnë këtë, mendoj se BE-ja ka detyrim të bëjë pyetje, të pyesë se çfarë po ndodh me parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë, çfarë ndikimi kanë pasur ato manipulime në rezultatet e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, “në Parlamentin e Beogradit këto manipulime, siç duket, ndryshuan ndjeshëm rezultatin dhe votat e opozitës duket se kanë kaluar në duart e pushtetarëve”.

“Nëse bllokadat në veri të Kosovës organizohen nga Serbia dhe nëse mund të hiqen vetëm me një fjalë, nëse Dodiku ishte në një demonstratë në Beograd verën e kaluar, në një tubim dhe thoshte rroftë Serbia, rroftë Serbia, rroftë Rusia, dhe Vuçiqi po i qëndron pranë, se edhe kjo tregon se qeveria aktuale ka tendenca kombëtare ose ka një hap prapa, nëse situata është e tillë që krahas gjithë kësaj ende kryen manipulime elektorale, atëherë ne jemi shumë kritik ndaj kësaj dhe kjo është arsyeja pse transparenca është shumë e rëndësishme. Le t’i nxjerrim faktet atje dhe të shohim se çfarë ndodhi,” ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-guvernatori i New Jersey, Chris Christie, ka bërë me dije…