Roth, Vuçiqit: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, jo në BE
05 shtator 2024
| 13:19
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për deklaratat e përfaqësuesit të tyre në raport me Rusinë.
Sipas Roth, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin, por jo në BE.
”Zoti president Aleksandër Vuçiq, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta. Miqësia me kriminelët e luftës+çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por definitivisht jo në BE”, ka shkruar Roth në platformën “X”.