Rovena ‘lavdëron’ Atillën: Foli shumë serioz dhe saktë

07 nëntor 2024 | 11:45

Rovena dhe Mevlani kanë diskutuar për largimin e Atilla Kardesh dhe pjesëmarrjes së tij brenda shtëpisë së BBVK-së.

Ata gjithashtu diskutuan edhe relacionin paraprak me Drenushën, që ngriti shumë pikëpyetje tek banorët që nuk ishin në dijeni për historinë e tyre.

Megjithatë, Rovena ‘thuri’ lëvdata për Atillën, kur komentonte për karakterin e tij.

“Ama kështu foli shumë serioz Atilla, si tu duk ty? Atë që foli, e foli saktë. Kërkoi bashkëpunim më saktë për hatër të fëmijëve. Gjithmonë kur një çift ndahet, është çështja e fëmijëve që gjithmonë vuajnë”, theksoi Rovena.

“Ama u soll mirë, erdhi këtu, u soll mirë. Krijoi miqësi me të gjithë, kështu nga pak. Foli i duroi edhe kungjat, i duroi gjithçka që iu hodhën mbi, a e kupton? Pasi nuk u prit me lule, por me sherre. Arriti në këtë klimë të sjellë një situatë okay, madje luajti”, deklaroi mes tjerash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ide brenda ekipit të presidentit të zgjedhur të ShBA-së,…