Rovena Stefa: Jam kundër termit shqiptar-kosovar, jemi të gjithë shqiptarë
21 tetor 2024
| 12:09
Këngëtarja Rovena Stefa në një bashkëbisedim me Mevlanin ka thënë që është kundër termit shqiptar-kosovar.
Rovena thotë se nuk i pëlqen fare ndarësia që është duke e bërë Gresa pasi të gjithë jemi shqiptarë.
“Ne jemi një komb që na kanë ndarë në gjashtë pjesë. Jemi I njëjti gjak e I njëjti komb. Kam 20 vjet që i shoh të gjithë s’kam lënë vend të botës ku ka shqiptarë që nuk kam qenë. Gresa vazhdon e ngacmon duke bërë ndarësi”, tha Rovena.
Më poshtë e gjeni bashkëbisedimin e Rovenës dhe Mevlanit.