Roza Lati ndez qiri dhe qanë me dënesë për qenin e saj: Po të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen sot
25 janar 2024
| 14:24
Roza Lati ka ndezur një qiri për ditëlindjen e qenushes së saj e cila nuk jeton më.
Në një moment kur ishte e vetme ajo me sytë e mbushur me lot shprehet “Sasha goca ime, ti sot ke ditëlindje do të bëje 9 vjeç po të ishte gjallë”.
Moderatorja e ka shprehur shpesh marrëdhënien e ngushtë që ka me kafshët sidomos me qentë.
Kohë më parë Roza Lati ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin se qenushja e saj ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje.