Roza Lati thotë: Jam single
Roza Lati është ndër personazhet më të komentuar të showbizit dhe kështu ndodhi së fundmi kur u tha se ajo ishte fejuar. E ftuar në “Prive Reality”, moderatorja mohoi lajmet dhe tregoi se vërtet ka qenë në një lidhje, por tashmë është ndarë.
“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë…. Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po jam ndarë! E ndava bastardin nuk më meritonte”, u shpreh moderatorja.
Ndërkohë me fillimin e shtatorit, Roza ka nisur pushimet dhe në një postim që ka bërë mëngjesin e sotëm ka treguar se ndodhet me partnerin.
Të paktën kështu kuptohet nga ajo çfarë ka shkruar. “Mëngjesi nga ai”, shkruan Roza teksa ndodhet me pushime në Greqi.
Moderatorja është treguar hermetike me jetën e saj private prandaj nuk dihet kush është ai që i ka përgatitur mëngjesin. Një lidhje e re apo është djali për të cilin tha se është ndarë në përpjekje për ta mbajtur lidhjen e fshehtë?