Rozafa Ukimeraj për gjashtë muaj merr pozitën e sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes

23 nëntor 2020 | 10:49

Me vendim të Qeverisë, Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal, për interes të institucionit, transferohet për gjashtë muaj në pozitën e sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ky transferim bëhet me qëllim të kryerjes së të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në bazë të legjislacionit në fuqi, brenda mandatit të saj”, është bërë me dije në mbledhjen e sotme të Qeverisë, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është informuar me raportin…