Rozana Radi mbështet Jonida Maliqin para performancës në Eurovision (Foto)
15 maj 2019
| 17:23
Pos mbështetjes së shqiptarëve për pjesëmarrjen në Eurovision, Jonida Maliqi po merr përkrahjen edhe të këngëtarëve.
Shqipëria do të paraqitet në natën e dytë gjysmëfinale, e cila mbahet nesër (e enjte) dhe këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi.
Njëra prej kolegeve që e ka mbështetur është Rozana Radi, e cila i ka uruar fat Jonidës nëpërmjet një fotografie në llogarinë e vet në “Instagram”.
Finalja e Eurovisionit mbahet në Tel Aviv, të shtunën më 18 maj.