Rozana Radi shpërthen në lot: Duan që unë të dal jashtë

20 shkurt 2025 | 11:19

Rozana Radi së fundmi ka pasur një debat të ashpër me Livia Brungën, por edhe me të tjerët në shtëpi.

Ajo shpërtheu në lot pas kësaj duke thënë se e ka mbrojtur gjithnjë atë dhe nuk e ka lënë për asnjë moment vetëm.

Derisa po qëndronte në oborr, këngëtarja e njohur shpërthen me lot, gjersa thekson se nuk po e do askush.

Madje, artistja e njohur tha se këtë po e bëjnë që të dal jashtë nga shtëpia e Big Brother.

“Duan që unë të dal jasht”, u shpreh ajo derisa afër po i qëndronte Kelly dhe Rizarta.

Ky moment u komentua tejet shumë edhe në rrjete sociale, ku disa u shprehën që Rozana e ka mbrojtur nga fillimi, edhe pse Livia nuk ia kishte kërkuar.

E në anën tjetër kjo mund të jetë një faktorizim për atë meqë ndodhet në një televotim kokë me kokë me Loredanën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florent Muslija, është kthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë…