Rozeta Hajdari pranon detyrën e ministres
23 mars 2021
| 15:35
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari pranoi detyrën e ministres, e cila do ta udhëheqë këtë ministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Ministrja Rozeta Hajdari u njoftua nga zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme, Gentiana Islamaj, për projektet që priten të realizohen, si dhe për planet që i ka paraparë kjo ministri.