Rrafshi i Dukagjinit mirëpret investitorët spanjoll
Bizneset spanjolle kanë vizituar Komunën e Gjakovës me kërkesë të zyrës regjionale të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ku kanë bashkëbiseduar rreth 100 kompani dhe kanë arritur edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, kanë thënë se kanë sjell bizneset spanjolle në Gjakovë me qëllim që edhe në rajonin e Dukagjinit të ketë bashkëpunime e investime. Sipas tij, Dukagjini ofron mundësi të shumta për investime.
Bizneset spanjolle kanë takuar edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë për investime.
Kryetari Gjini i ka informuar bizneset spanjolle lidhur me potencialet që kanë për të bërë biznes dhe ka ftuar këto biznese që të realizojnë investime në Gjakovë.
Ai ka premtuar se janë në krah të investitorëve dhe do të mbështesin çdo iniciativë.
Alberto Garcia Rojas, udhëheqës i investitorëve spanjoll ka pohuar se bizneset nga vendi i tij janë për herë të parë në Kosovë dhe janë të interesuar të investojnë.
Ai ka treguar se këtu janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikes, ndriçimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfumerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike etj.