Rrahen gjashtë persona në Fushë Kosovë, njëri plagoset me armë zjarri
13 janar 2022
| 10:32
Gjashtë persona ishin përfshirë në rrahje dje në Fushë Kosovë, derisa njëri nga ta kishte mbetur i plagosur me armë zjarri.
Ndërsa personi që dyshohet se ka gjuajtur ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke e lënë armën aty, transmeton Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Derisa bëhet e ditur se arma është sekuestruar dhe i lënduari ka marrë trajtim mjekësorë.