Rrahën vëllezërit për traktor!
15 prill 2018
| 13:41
Në komunën e Mamushë të shtunën në mbrëmje dy persona janë përleshur fizikisht në mes vete.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personat të cilët janë përleshur fizikisht janë vëllezër në mes vete dhe se zënka e tyre ka nisur për një traktor që është pronë e përbashkët e familjes.
Pas rrahjes së dy vëllezërve që i përkasin komunitetit turk, njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të renda trupore për çka është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Pas arrestimit dhe intervistimit pala e dyshuar është dërguar në mbajtje.