Rrahet brutalisht kryeinspektori i punës në Mitrovicë
30 prill 2020
| 15:33
Kryeinspektori i punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, është rrahur brutalisht nga disa persona ende të panjohur.
Sipas disa fotografive, ai shihet se është gjakosur dhe është në gjendje të rëndë.
Rrahjen e Fazliut nuk e ka konfirmuar zyrtarisht policia, mirëpo ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, e ka konfirmuar sulmin.
“Ai është sulmuar brenda orarit të punës. Fatmirësisht ka shpëtuar nga më e keqja, por ka lëndime të mëdha trupore”, ka thënë Leci.
“Jepi zë” merr vesh se ai është rrahur për shkak të një dënimi ndaj një biznesi privat, mirëpo detajet nuk dihen.