Rrahet djali i Nenad Rashiqit në Graçanicë
22 shkurt 2021
| 19:13
Djali i politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës derisa ai po dilte nga shkolla.
Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.
Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.
Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion policor tetë persona të dyshuar (prej tyre një i mitur).