Rrahet e më pas arrestohet nga izraelitët fituesi palestinez i Oscar-it

25 mars 2025 | 15:09

Dhjetëra kolonë sulmuan fshatin palestinez Susiya në zonën Masafer Yata, duke shkatërruar prona, tha grupi aktivist Qendra për Jo-Dhunë Hebreje, duke cituar AP.
Aty u sulmua dhe Hamdan Ballal, një nga katër regjisorët e një dokumentari fitues të Oscar-it të fundit, duke u goditur në kokë e gjakosur, thanë aktivistët.
Ndërsa ai po merrte kujdes mjekësor në dhomën e urgjencës, ushtarët izraelitë e arrestuan atë dhe një tjetër palestinez, shtohet në deklaratë.
Ballal nuk dihet se ku është çuar.
“No Other Land” fitoi Oscar për dokumentarin më të mirë këtë vit. Ai përshkruan përpjekjet e popullsisë së zonës Masafer Yatta për të parandaluar ushtrinë izraelite që të shkatërrojë fshatrat e tyre.
Filmi ka katër bashkë regjisorë. Ballal dhe Basel Adra janë palestinezë dhe banorë të Masafer Yatta. Dy bashkëdrejtorët e tjerë janë izraelitë: Yuval Abraham dhe Rachel Szor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani shqiptar Besnik Kelmendi që jeton dhe vepron në Gjermani…