Rrahet keq politikani gjerman
08 janar 2019
| 12:23
Frank Magnitz, politikan gjerman i ekstremit të djathtë, është rrahur barbarisht nga persona të paidentifikuar. Ai ka pësuar disa lëndime të renda, ndërsa policia gjermane e konsideron sulmin si të motivuar politikisht.
Kreu i partisë AfD në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të qytetit verior. Autorët ishin të maskuar dhe e goditën me shkopinj druri, duke e shtrirë në tokë pa ndjenja.
Politikani u ndihmua më pas nga një punëtor ndërtimi, i cili lajmëroi ndihmën e shpejtë dhe policinë. Magnitz ndodhet në spital për të trajtim mjekësor. Ai ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e ballit dhe në syrin e djathtë. Policia gjermane po heton për të arrestuar autorët e këtij sulmi. /tvklan.al/