Rrahim Pacolli: Ndryshimi i kufijve mund ta bëhet vetëm me luftë

26 gusht 2018 | 14:51

Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli, është shprehur kundër korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se askush nuk ka legjitimitet për t’i lëvizur kufijtë e shtetit.

Pacolli ka theksuar se ata që po lobojnë për ta shitur një pjesë të vendit, nuk do t’ia arrijnë kurrë, sepse sipas tij, ndryshimin e kufijve mund ta bëjnë vetëm me luftë.

“Ata që po negociojnë shkëmbim territoresh në Bruksel, duhet ta dinë se kufijtë e Kosovës nuk ka legjitimitet asnjë njeri t’i lëvizë. Disa liderë që po lobojnë për ta shitur një pjesë të vendit, nuk do t’ia arrijnë kurrë, sepse ndryshimin e kufijve mund ta bëjnë vetëm me luftë. Korrigjimi i kufijve nëse flasim në aspektin historik do të duhej të bëhej deri në Nish, e jo të falim veriun për të marrë një pjesë që është e jona. Edhe këtë pak vend që e kanë njohur 115 vende, dikujt po i intereson ta zvogëlojë, por për këtë çështje verdiktin do ta japë populli i Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Entit Federal Gjerman të Statistikave, Kosova në periudhën janar…