Rrahim Rexha, emërohet zëvendësues i drejtorit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
02 dhjetor 2020
| 17:36
Rrahim Rexha, drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme emërohet zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 10, paragrafi 2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.
Rrahim Rexha, zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, obligohet t’i kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësit sipas legjislacionit përkatës në fuqi.