Rrahim Tërnava, kandidat i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës

17 gusht 2021 | 01:08

Partia Demokratike e Kosovës, ka nominuar Rrahim Tërnavën për kryetar të Fushë Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se “Qytetarët e Fushë Kosovës meritojnë një kryetar të ri, me vizion e energji të reja”.

Njoftimi i plotë:

Qytetarët e Fushë Kosovës meritojnë një kryetar të ri, me vizion e energji të reja.

Kandidati i PDK-së për kryetar të ardhshëm të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal kanë përvojën dhe programin më të mirë për të punuar më shumë për zhvillimin e kësaj komune.

Me besimin që do të marr më 17 tetor, Rrahim Tërnava do të jetë kryetar që i bashkon të gjithë qytetarët pa dallim, me vizionin e tij zhvillimor gjithëpërfshirës të komunës së Fushë Kosovës, sepse Rrahimi e njeh çdo sfidë që kanë qytetarët, dhe për to ofron zgjidhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shpallur kandidaturën e…