Rrahim Tërnava: Të fala ju bën numri 77 i PDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava, përmes rrjetit social “Facebook” u ka bërë me dije qytetarëve të Kosovës se me 6 tetor të dalin të gjithë në zgjedhje për të bërë zgjidhjen e duhur për shtetin e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri në ardhje Kadri Veseli. Dita kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit po afron, ka shkruar Tërnava.
Postimi i plotë i Tërnavës:
Qytetarë të nderuar,
Për të gjithë qytetarët e Kosovës tashmë është e qartë se në cilën pozitë ndodhet vendi ynë. Në çfarë pozite dhe me çfarë problemesh ballafaqohen njerëzit e këtij vendi. Cilat janë preokupimet dhe kush jane përgjegjësit e një situate të tillë. Vështruar nga aspekti historik Kosova ka bërë një arritje të jashtëzakonshme si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar. A do të thotë kjo që ne jemi të kënaqur sot, jo. Para se gjithash, sepse meritojmë më shumë, ne meritojmë më mirë. Ne saje të angazhimit maksimal të qytetarëve të Kosovës kemi ardhur deri këtu ku jemi sot. Duke iu falënderuar punës së madhe të këtyre njerëzve ne do të arrijmë edhe më shumë edhe më shpejt. Më shumë në të gjitha sferat e jetës dhe për të gjithë. Ne jemi obligativ për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare apo gjinore. Ne do të angazhohemi për një të ardhme të re për të gjithë njerëzit, në mënyrë që të gjithë të ndihen në shtëpinë e tyre. E krejt kjo si rezultat i bashkëpunimit të aparatit shtetëror ndërmjet niveleve qëndrore dhe atyre lokale. Kandidimi im si deputet në parlamentin e Kosovës nënkupton mandatimin tim serioz dhe angazhimin tim maksimal për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja, potencial ky magjistral i vendit tonë.
Andaj ky kandidim për mua nënkupton përgjegjësi dhe seriozitet në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të këtij vendi. Duke i njohur mirë këto kërkesa dhe nevoja do të përpiqem që të njëjtat të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Te fala ju bën #77
Dita kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit po afron.
Numri #77 ju bën te fala, më 6 tetor të gjithë të dilni në zgjedhje, për të bërë zgjedhjen e duhur për shtetin, duke votuar PDK-në. #77?
#KadriVeseliKryeministër #1
Me respekt,
Rrahim Tërnava #77