Rrahja e shqiptarëve në Mal të Zi, Dukaj: Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë
Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, në emisionion “FIVE” në RTV Dukagjini, për sulmin ndaj tre shtetasve shqiptarë të shtunën, ka thënë se kjo ngjarje është zbardhur deri në një masë.
“Deri më tani janë sjellur para drejtësisë pesë nga tetë të dyshuarit, bëhet fjalë për shtetas malazez që jetojnë në qytetin e Hercegovnit të Malit të Zi”, ka thënë Dushaj.
Dushaj ka thënë se në fillim është tentuar që kësaj ngjarjeje t’i jepet konotacion nacional, por sipas tij tij mori epilog tjetër.
Ai ka thënë se ky është një grup i të rinjëve që në këtë periudhë të Krishtlindjeve Ortodokse ishin në ndikim të drogërave dhe alkoolit.
“Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Ne kemi insistuar për të biseduar jo vetëm me policinë por dhe me prokurorinë, dhe kjo çështje është ngritur në nivelin më të lartë politik”, ka shtuar ministër i Administratës Publike në Mal të Zi.