Rrahja në Klinë, arrestohen katër persona
Katër persona janë arrestuar lidhur me rastin e publikimit të një videoincizim ku vëreheshin disa persona duke u rrahur një person në Klinë. Policia ka njoftuar së të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të lënduarit i është ofruar tretmani mjekësorë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Arrestohen katёr (4) persona tё dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’
Pejë, 18 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Klinё, me datё 17.01.2023, rreth orёs 15:00, ka vërejtur se ёshtё publikuar njё video incizim nё njё portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur nё zonën e pёrgjegjёsisё Klinё.
Policia menjёherё ka marrё tё gjitha veprimet e duhura, duke identifikuar viktimën e rastit, i njëjti ёshtё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor e mё pas ёshtё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё.
Pas intervistimit tё viktimёs ёshtё bёrё identifikimi i personave tё dyshuar:
- M.L. i lindur nё vitin 2000
- J.G. i lindur nё vitin 2001
- M.G. i lindur nё vitin 2003
- H.L. i lindur nё vitin 2004.
Tё dyshuarit janё arrestuar, tё njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs.
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit tё dyshuarit janё dёrguar nё ndalim Policor prej 48-orёsh.