Rrahja në Kuvend, Haliti: Për nder e turpshme

13 korrik 2023 | 11:55

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e quajti të turpshme rrahjen në Kuvendin e Kosovës. Haliti ka thënë se situatë nuk është dashur të vijë deri në atë pikë nga asnjëra palë.

“Për nder e turpshme… Njerëzit nxehen nganjëherë, por nuk u dashtë me e krijuar këtë situatë asnjëra palë”, ka thënë Haliti.

Përleshja fizike nisi në seancën e sotme kur po fliste kryeministri Albin Kurti.

Pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi një letër të vendosur nga opozita në foltore, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkoi dhe iu hodhi ujë Kurtit dhe Bislimit. Ky i fundit iu kthye Lushtakut duke e hedhur në drejtim të atij një shishe uji. Situata eskaloi me përfshirjen edhe të deputetëve të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës në momentin kur…