Rrahja në MKRS, flet ministri Çeku: Dhuna është e papranueshme
Një incident dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.
Ky i fundit ka thënë se e ka lajmëruar rastin në polici.
Derisa rreth kësaj ngjarje ka folur edhe i pari i MKRS-së, Hajrulla Çeku.
Çeku ka thënë se aktualisht janë duke i marrë informacionet lidhur me rastin, por se dhuna është e papranueshme.
“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste”.
“Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, ka thënë Çeku në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.