
Rrahje brenda Burgut të Dubravës, rasti në hetime
06 prill 2023
| 10:30
Një rrahje brenda Burgut të Dubravës raportohet se ka ndodhur të martën rreth orës 13:45.
“Burgu i Dubravës 04.04.2023 – 13:45. Është raportuar se një person i dyshuar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, është në procedurë hetimore.