Rrahje masive ndërmjet tifozëve të Skënderbeut e Partizanit (VIDEO)
Një përleshje masive ka ndodhur në ndeshjen hapëse të kampionatit në futbollin elitar të Shqipërisë ndërmjet rivalëve Skënderbeu – Partizani.
Vendimi i FSHF që policia e shtetit të qëndrojë jashtë stadiumeve gjatë sezonit të ri, ka bërë që dhuna në kampionatin shqiptar të jetë prezente që në ndeshjen hapëse, raporton Supersport.
Pas minutës së 65-të të takimit në Korçë ka nisur incidentet mes dy tifozerive me gjyqtarin Eldorjan Hamiti që pas disa minutash vendosi të ndërpresë sfidën. Aktet e dhunës degraduan me tifozët e Partizanit që goditën me gurë fansat e Skënderbeut duke plagosur edhe disa prej tyre.
Policia private nuk arriti të ruante rendin pasi numri i sigurimit në stadium ishte shumë i vogël. Stola të thyer dhe momente paniku në stadium një tregues i qartë ky se në stadiumet shqiptare është nevojshme që të jetë prezente policia e shtetit.
Megjithatë pas disa minutash situata u qetësua dhe ndeshja filloi.