Rrahje masive në Pejë
21 shkurt 2018
| 14:14
Pas një mosmarrëveshje katër meshkuj shqiptarë janë përfshirë në rrahje mes veti në Pejë, me ç’rast të gjithë të involvuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin, i cili ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën “Selman Lajqi” në orën 21.00, janë arrestuar tre prej tyre dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
I dyshuari i tretë vazhdon tretmanin mjekësor dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.