Rrahje mes disa personave në Klinë, dyshohet se u përdor arma

26 qershor 2023 | 08:53

Një rrahje mes disa personave është raportuar se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles mes dy grupeve në Klinë.

Dyshohet se aty është përdorur edhe arma e zjarrit.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka treguar se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Është hapur rast ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Ende nuk e kemi asnjë të dyshuar lidhur me rastin”, ka njoftuar Rugova.

Po ashtu, nuk dihen motivet që kanë çuar deri teky konflikt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre policët të cilët janë rrëmbyer në Kosovë nga autoritetet…