Rrahje mes disa personave në Kllokot, Policia jep detaje

19 korrik 2024 | 23:32

Një rrahje mes disa personash ka ndodhur në Kllokot, për një mosmarrëveshje në trafik, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, disa persona me dy vetura janë ndalur para një supermarket në Kllokot, ku dyshohet të jenë përleshur fizikisht.

Në stacion janë dërguar tre persona.

“Ju njoftojmë se rreth ores 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla  nga st. Policor ne Kllokotit, I është  pergjigjur rastit.  Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrveshje që kanë pasur në trafik, ne rrugen Viti- Kllokot, disa  persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policer janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se një person nga fsh. Zhiti, është i lenduar. Është njoftuar Prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot”, ka thënë Hashani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar…