![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/635877-t1sL4kXCMD.jpg)
Rrahje mes hendbollistëve të Vushtrrisë dhe Trepçës
22 prill 2023
| 21:18
Një ekses i madh në hendbollin e Kosovës ka ndodhur në ndeshjen Vushtrria-Trepça, sfidë kjo që luhej në kuadër të javës së fundit në Superligën A.
Hendbollistët e këtyre dy skuadrave janë rrahur fizikisht kur rezultati ishte 17-21.
Në këtë moment hendbollistët nisen rrahjen masive përfshirë edhe banka rezervë dhe tifozët.
Kjo sfidë që i qite hije të zeze sportit tonë, u ndërpre dhe Komisioni i Garave do të marrë vendimin për këtë ndeshje.