Rrahje mes shqiptarëve në aeroplanin që po fluturonte drejt Zvicrës

29 maj 2021 | 23:55

Një përleshje ka ndodhur mes disa shqiptarëve në një aeroplan të linjës Prishtinë-Basel.

Në një video që ka siguruar Klankosova.tv shihet edhe një person i gjakosur.

Sipas dëshmitarëve, policia në Zvicër ka ndaluar pesë persona, ndërsa sulmuesin e ka arrestuar posa është ulur aeroplani.

Aeroplani ishte nisur në ora 16:00 nga Prishtina për Basel.

Megjithatë, ende s’ka informata zyrtare nga policia zvicerane për këtë rast.

https://youtu.be/-MFyVpEAUsg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republikanët në Senat bllokuan projekt-ligjin e propozuar nga demokratët për…