Rrahje ndërmjet protestuesve dhe policisë në Mramor

15 korrik 2018 | 13:56

Ka eskaluar protesta e banorëve të fshatit Mramor të Prishtinës, kundër Ministrisë së Infrastrukturës, ku është përdorur dhuna në mes të protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë.

Disa qytetarë, që kanë mbetur në kolonë për shkak të punimeve, dhe protestuesit janë përleshur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e kësaj përleshje, disa protestues janë arrestuar.

Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës kanë bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, për siç kanë thënë ata për shkak të papërgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Sejdi Krasniqi, komandant i Njësisë së Deminimit…