Rrahje në mes të shtatë personave në Fushë Kosovë, shkak mosmarrëveshjet për pronë
08 shtator 2019
| 17:38
Shtatë persona janë arrestuar në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë, kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe tek ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme.
“Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e policisë.