Rrahje në Prishtinë, shoqërohen në polici tre persona
01 prill 2021
| 20:42
Sonte rreth orës 19:32 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Të përfshirë në rrahje kanë qenë tre persona të cilët janë shoqëruar në Polici.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 19:32, policia është njoftuar për një rast (rrahje) në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ Prishtinë. Njësitet policore i janë përgjigjur njoftimit, kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor tre persona. Policia do ta trajtojë rastin në koordinim me prokurorin”