Rrahman Haradini flet si president i FC Prishtinës, ka një premtim të madh
Sot është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i FC Prishtinës, ku janë kryer disa transaksione të brendshme, me Rrahman Haradinin, i cili tashmë është aksionari më i madh në klubin kryeqytetas.
Rrahman Haradini premton se do të mundohet ta kthejë FC Prishtinën në majat e futbollit kosovar.
Presidenti i ri i FC Prishtinës, Rrahman Haradini e ka komentuar largimin e disa prej aksionarëve të klubit, përfshirë këtu edhe Remzi Ejupin.
“Klubi e ka vlerën më të madhe se krejt ata që kanë kaluar, ne që jemi duke kaluar dhe ata që do të vijnë, pra klubi mbetet më i vlefshmi për të gjithë ne. Vullneti ynë ka qenë, është dhe do të mbetet që ta qesë në binarë, që ta kthejë si i ka hije, që t’ia kthejë klubit reputacionin dhe ku e ka vendin”, ka deklaruar Haradini.