Rrahman Haradini kërkon që Prishtina të luftojë për titull dhe Kupë
Sot (e premte) skuadrën e Prishtinës në seancën stërvitore ka vizituar njëri prej dy aksionarëve më të mëdhenj të klubit, Rrahman Haradini i cili me vendbanim ndodhet në Zvicër dhe vetëm tani pas lehtësimit të masave pas pandemisë, ka vizituar futbollistët “bardhekaltër”.
“Qëndrimi i Haradinit ishte i shkurt dhe i qartë, qëndron prapa futbollistëve fuqishëm dhe iu është falënderues që skuadra ka përparuar kaq shumë edhe pse jemi ndodh në kushtet e pandemisë. Konstatimi i përgjithshëm ishte se skuadra duhet luftuar deri në fund për qëllimin që ka para vetes, titullin kampion dhe fitimin e trofeut të Kupës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.
Prishtina është në garë për titull, pasi është vetëm dy pikë pas skuadrës kryesuese, derisa ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës e fitoi kundër Drenicës (3-0).
(V.Z / Epoka e re)