Rrahman Jasharaj: Marrëveshja e re na afron shumë te kërkesat tona
01 shkurt 2019
| 10:34
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Hardinaj, është ndarë i kënaqur me arritjen e marrëveshjes, që nga e java e ardhshme të fillojë mësimi.
“Marrëveshja e re na afron shumë te kërkesat tona”, ka deklaruar Jasharaj në konferencën për media në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.