Rrahman Jasharaj për herë të tretë rizgjedhet në krye të SBASHK-ut

02 prill 2022 | 17:44

Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës.

Zgjedhja e tij është bërë sot në Kuvendin e rregullt dhe ka marrë gjithsejt 121 vota.

Ndërsa kundërkandidat i Jasharajt ishte Emrush Ahmeti.

Kujtojmë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të.

Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne ishin edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra qytetarë të bllokuar në Mariupol, pritet të largohen nga…