Rrahman Rama mobilizon përkrahësit në Vushtrri
02 janar 2025
| 23:24
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, i cili mban numrin 7 në listë, ka zhvilluar një takim sonte në Vushtrri, ku ka pritur kushërinjtë e tij Karaçët, të cilët ishin të pranishëm.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që ka marrë nga ky grup i madh familjar, duke e cilësuar këtë takim si dëshmi të unitetit dhe mbështetjes që e karakterizon këtë komunitet.
“Takimet si sonte me këta burra në Vushtrri, më bindin se vetëm bashkë mund t’ia dalim. Karaçët gjithmonë e kanë treguar veten, e sonte më kanë nderuar mua me prezencë dhe përkrahje. Faleminderit!”, ka shkruar ai.