Rrahman Rama në krye të FSK-së edhe për pesë vjet
22 janar 2019
| 10:08
Gjenerallejtënant Rrahman Rama do të jetë komandat i FSK-së edhe për pesë vitet e ardhme.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dekretuar atë me mandatin e ri.
“Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.