Rrahman Rama: Ushtria jonë është institucioni më i besueshëm, që na bën krenarë të gjithëve
27 nëntor 2024
| 12:51
Rrahman Rama, ish-komandant i FSK-së, kandidat për deputet në listën e PDK-së, para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë ka mbajtur një ligjërate rreth Ditës së Forcës dhe gjithë angazhimit për forcimin e saj.
“Pata nderin që sot të flisja para studentëve të RIT-it rreth Ditës së Forcës dhe gjithë angazhimit për forcimin e saj. Ritheksova se Ushtria jonë është formuar mbi vlera të trashëguara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe tani është institucioni më i besueshëm, që na bën krenarë të gjithëve!”, ka shkruar ai në “Facebook”.