Rrahmani, afër vazhdimit të kontratës me Napolin
15 janar 2025
| 13:57
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani po konfirmohet si lojtar i paprekur te skuadra e Napolit. Drejtuesit e Napolit po duan ta mbajnë edhe më gjatë Rrahmanin në ekip dhe tashmë kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës.
Kontrata aktuale, Rrahmanit i skadon në vitin 2027 dhe me rinovimin e saj, 30-vjeçari do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2028. Rrahmani është pjesë e Napolit pre vitit 2020 dhe është titullar i padiskutueshëm, ndërsa me këtë skuadër e ka fituar titullin e kampionit të Italisë në sezonin 2023/24.
Këtë sezon, Rrahmani ka 21 paraqitje për Napolin në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në Serie A.