Rrahmani dhe Agusholli i përgjigjen Haxhiut: Nuk ndryshojmë qëndrim rreth Kodit Civil

24 gusht 2023 | 13:43

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj Kodit Civil.

Deputeti Rrahmani ka thënë se nuk do ndryshojë qëndrim rreth kësaj çështje.

“Nuk ndryshoj qëndrim rreth kësaj çështje”, ka thënë Rrahmani.

Edhe deputeti Agusholli ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Nuk kam ndryshuar qëndrim për Kodin Civil”, ka thënë Agusholli për gazetën “Blic”.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se gjatë këtij viti pritet që në Kuvendin e Kosovës të shkojë për votim Kodi Civil dhe ai i Procedurës Civile, ku dhe besojnë që kësaj radhe do të miratohet.

Ajo ka thënë se vonesat për t’u votuar këto kode kanë duke ndodhur pasi po punohet me deputet që janë kundër. Sipas saj, ata janë duke diskutuar edhe me deputete e mazhorancës, por edhe të opozitës që kur ky ligj të shkoj për votim në Kuvend të mos dështojë.

“Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biletat për ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe BATE Borisov do të…